Fillo karrierën tënde në Gjermani – me një diplomë të njohur zyrtarisht.
Ne ju shoqërojmë nga këshillimi e deri te njohja përfundimtare ose vlerësimi i diplomës suaj.
Të besueshëm, me përvojë dhe shumëgjuhësh.
Një procedurë e tillë kontrollon nëse kualifikimi juaj profesional ose universitar i marrë jashtë Gjermanisë është i barabartë me një kualifikim gjerman. Kjo procedurë është e rregulluar me ligj – dhe është kusht për ushtrimin e profesionit të pretenduar në Gjermani.
Zentrale Anerkennungsstellen (ZAB, Regierungspräsidien) – Qendra për Arsimin e Huaj, kryesitë e qeverive të landeve, qeveritë e qarkut
Industrie- und Handelskammern – Dhomat e industrisë dhe të tregtisë
Ärztekammern, Pflegekammern – Urdhrat e mjekëve dhe të infermierëve
Handwerkskammern – Dhomat e zejeve
Këshillim & orientim: Analizojmë dokumentet tuaja dhe ju tregojmë mundësitë.
Kontakti me institucionet: Ne qartësojmë me autoritetet kompetente, se çfarë kërkohet saktësisht.
Përkthime profesionale: Përkthejmë aktet, diplomat dhe vërtetimet tuaja – të noterizuara & me fuqi ligjore.
Aplikimi: Dorëzojmë kërkesën në emrin tuaj (mund të nevojitet një prokurë).
Afatet dhe komunikimi: Marrim përsipër kontaktet me institucionet dhe ju mbajmë të informuar.
Provimi i gjuhës profesionale dhe i licensës: Organizojmë provime ose kualifikime shtesë kur është e nevojshme.
✅ Mbi 16 vite përvojë në përkthime, komunikim me institucione & integrim
✅ Përkthyes zyrtarë të betuar publikisht dhe interpretë të autorizuar nga gjykata
✅ Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me organet kompetente për njohjet, dhomat e mjekësve, Qendrën për Arsimin e Huaj, dhomat e zejeve dhe dhomat e industrisë dhe të tregtisë
✅ Kujdes individual – jo trajtim masiv
✅ Mbështetje shumëgjuhëshe (gjermanisht / shqip / anglisht)
„Nuk e shohim veten vetëm si përkthyes, por si shoqërues në rrugën tuaj drejt së ardhmes profesionale në Gjermani .“
Ngeli shtatzënë kur ishte ende në procedurën e njohjes profesionale
Shtatzania u bë pengesë për dhënien e provimit të licensës profesionale
Infermierja rrezikonte kështu qëndrimin e saj sipas nenit 16d të ligjit për të huajt (AufenthG)
Ne komunikuam me mjeken që ndiqte shtatzaninë e saj, me institucionin kompetent për procedurën e njohjes dhe me shkollën përgjegjëse për provimin.
Zgjidhja: U mundësua dhënia e provimit brenda hapësirave ligjore dhe në formë të vlefshme
Rezultati: Njohja profesionale u realizua – qëndrimi në Gjermani u sigurua.