Te LinguaUnica korrektësia është në vend të parë, sepse te ne nuk ka tarifa super të larta apo ndërmjetës të panevojshëm. Çmimet tona janë transparente dhe bazohen në dipozitat e ligjit gjerman për shpërblimin dhe kompensimin e shërbimeve në drejtësi (JVEG), duke ju ofruar përkthime profesionale dhe të cilësisë së lartë me kushte të pranueshme e të përshtatshme.
Karakteristikat: Gjuhë e përditshme, struktura të thjeshta të fjalisë, pa terminologji të specializuar.
Shembuj: Letra personale, e-maile të thjeshta, postime të përgjithshme në blog
Karakteristikat: Struktura pak më të ndërlikuara të fjalisë, herë pas here përdorim i termave teknikë, por në përgjithësi të kuptueshme.
Shembuj: Korrespondencë biznesi, artikuj nga revista të njohura shkencore, materiale marketingu, dokumente/formulare të përgjithshme për institucione.
Karakteristikat: Struktura të ndërlikuara të fjalisë, terminologji e shpeshtë teknike ose juridike, tematika specifike.
Shembuj: Manuale teknike, libra informues, artikuj shkencorë, dokumente juridike.
Karakteristikat: Struktura shumë të ndërlikuara dhe të ndërthurura të fjalisë, terminologji shumë të specializuar, shpesh në kontekste shumë specifike.
Shembuj: Letërsi mjekësore profesionale, projektligje, dokumente patentash, trajtesa filozofike, libra dhe studime shkencore.
Një rresht normativ përmban 55 karaktere.
Nëse anulohet një punë/porosi/takim, për të cilin ishte ftuar interpreti (përkthyesi me gojë), jepet kompensim deri në shumën që i korrespondon dy orëve punë, nëse përmbushen kushtet e përcaktuara në nenin 9, paragrafin 5 të Ligji për Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësorë në Gjermani (§ 9 Abs. 5 JVEG).
Për shërbime të kryera nga ora 23:00 deri në 06:00, si dhe në ditët e diela dhe në festat zyrtare, shpërblimi rritet me 20 %, në përputhje me nenin 9, paragrafin 6 të Ligji për Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësorë në Gjermani (§ 9 Abs. 6 JVEG).
Për kohë shtesë të nevojshme për shërbime të veçanta, paguhet një tarifë prej 80,00 euro në orë, siç përshkruhet në aneksin 2 (neni 10, paragrafi 3 të Ligji për Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësorë në Gjermani – § 10 Abs. 3 JVEG).
Qoftë për një projekt të veçantë apo për një bashkëpunim të mundshëm – kemi kënaqësinë t'ju japim përkushtimin tonë!
Thjesht klikoni mbi butonin më poshtë për të hapur formularin e kontaktit dhe na tregoni, se si mund t’ju ndihmojmë.
Mirëpresim me kënaqësi mesazhin tuaj!